RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shefi i OKB-së ripohon mbështetjen për zgjidhjen me dy shtete në takimin me presidentin izraelit

shefi-i-okb-se-ripohon-mbeshtetjen-per-zgjidhjen-me-dy-shtete-ne-takimin-me-presidentin-izraelit

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, përsëriti mbështetjen e tij për një zgjidhje me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez në një takim me presidentin e Izraelit Isaac Herzog, transmeton Anadolu.

Herzog u takua me Guterresin në New York si pjesë e vizitës së tij në SHBA.

Guterres theksoi nevojën për t’u përmbajtur nga çdo akt që mund të minojë zgjidhjen me dy shtete, tha në një deklaratë zëdhënësi i tij Stephane Dujarric.

Ai dënoi të gjitha aktet e terrorizmit dhe vuri në dukje se operacionet kundër terrorizmit duhet të kryhen në respekt të plotë të ligjit ndërkombëtar humanitar dhe ligjit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut, thuhet në deklaratë.

Sekretari i Përgjithshëm gjithashtu ka dënuar të gjitha format e antisemitizmit.

Tensionet janë rritur në gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar në muajt e fundit mes bastisjeve të përsëritura të forcave izraelite në qytetet palestineze.

Gati 195 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite që nga fillimi i këtij viti, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

Të paktën 27 izraelitë janë vrarë gjithashtu në sulme të veçanta gjatë së njëjtës periudhë.

Related posts

Kur dy burra me peshë gjeopolitike zemërohen me njëri-tjetrin…

RTI

​DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Muhamet Ramadani

Gjesti i pazakontë i policëve, heqin pantallonat në shenjë proteste! Në krye të detyrës, me të brendshme

admin