Armenia dhe SHBA-ja do të zhvillojnë stërvitjen e përbashkët “Eagle Partner 2023” gjatë periudhës 11-20 shtator, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të lajmeve Armenpress të Armenisë, Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se do të zhvillojnë stërvitje të përbashkët me SHBA-në lidhur me misionet paqeruajtës ndërkombëtare.
Në kuadrin e përgatitjeve të pjesëmarrjes në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare, në Armeni gjatë periudhës 11-20 shtator do të mbahet stërvitja e përbashkët “Eagle Partner 2023 mes Armenisë dhe SHBA-së”.
Bëhet e ditur se stërvitja do të zhvillohet në qendrën trajnuese “Zar” të brigadës paqeruajtëse të ministrisë dhe në një qendër stërvitore emri i të cilës nuk bëhet i ditur dhe se përfshin misionet e sigurimit të stabilitetit mes palëve në konflikt gjatë misioneve paqeruajtës.
Qëllimi i stërvitjes është zhvillimi i nivelit të ndërveprimit të trupave që marrin pjesë në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare, sigurimin ndarjes së praktikave më të mira të komunikimit administrativ dhe taktik si dhe rritja e përgatitjes së njësisë armene për operacionet paqeruajtëse në kuadrin e vlerësimit të “Konceptit të Aftësive Operacionale” të NATO-s, Partneritetit për Paqe.