RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Armenia dhe SHBA-ja do të zhvillojnë stërvitjen e përbashkët “Eagle Partner 2023”

armenia-dhe-shba-ja-do-te-zhvillojne-stervitjen-e-perbashket-“eagle-partner-2023”

Armenia dhe SHBA-ja do të zhvillojnë stërvitjen e përbashkët “Eagle Partner 2023” gjatë periudhës 11-20 shtator, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të lajmeve Armenpress të Armenisë, Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se do të zhvillojnë stërvitje të përbashkët me SHBA-në lidhur me misionet paqeruajtës ndërkombëtare.

Në kuadrin e përgatitjeve të pjesëmarrjes në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare, në Armeni gjatë periudhës 11-20 shtator do të mbahet stërvitja e përbashkët “Eagle Partner 2023 mes Armenisë dhe SHBA-së”.

Bëhet e ditur se stërvitja do të zhvillohet në qendrën trajnuese “Zar” të brigadës paqeruajtëse të ministrisë dhe në një qendër stërvitore emri i të cilës nuk bëhet i ditur dhe se përfshin misionet e sigurimit të stabilitetit mes palëve në konflikt gjatë misioneve paqeruajtës.

Qëllimi i stërvitjes është zhvillimi i nivelit të ndërveprimit të trupave që marrin pjesë në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare, sigurimin ndarjes së praktikave më të mira të komunikimit administrativ dhe taktik si dhe rritja e përgatitjes së njësisë armene për operacionet paqeruajtëse në kuadrin e vlerësimit të “Konceptit të Aftësive Operacionale” të NATO-s, Partneritetit për Paqe.

Related posts

Zëdhënësi i Parlamentit Evropian: Gjithçka gati për liberalizimin e vizave të Kosovës

rezart morina

Ukraina pretendon se nga fillimi i luftës janë vrarë mbi 233 mijë ushtarë rusë

rezart morina

Turqia bën thirrje për qetësi në veri të Kosovës mes përleshjeve

rezart morina