RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Armenia njeh shtetin e Pa’lestinës

armenia-njeh-shtetin-e-pa’lestines

Armenia ka njoftuar njohjen e shtetit të Palestinës, transmeton Anadolu.

“Duke riafirmuar angazhimin e saj ndaj ligjit ndërkombëtar dhe parimeve të barazisë, sovranitetit dhe bashkëjetesës paqësore të popujve, Republika e Armenisë njeh shtetin e Palestinës”, tha Ministria e Punëve të Jashtme e Armenisë.

Ministria armene tha se më herët vendi ka mbështetur rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që bëjnë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës, ku Izraeli që nga tetori i kaluar ka vrarë të paktën 37 mijë palestinezë.

Ministria armene gjithashtu dënoi sulmet izraelite ndaj infrastrukturës civile dhe dhunën kundër popullatës civile.

Related posts

Escobar nesër në Prishtinë, pritet të zhvillojë takim me presidenten Osmani

admin

Policia sekuestron sasi tjetër të armëve të përdorura në sulmin terrorist në Banjskë

rezart morina

Aktakuzë ndaj dy serbëve për sulm ndaj KFOR-it

rezart morina