RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Escobar nesër në Prishtinë, pritet të zhvillojë takim me presidenten Osmani

escobar-neser-ne-prishtine,-pritet-te-zhvilloje-takim-me-presidenten-osmani

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar së bashku me të dërguarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak nesër do të qëndrojnë për vizitë në Prishtinë.

Ndonëse ende nuk është bërë e ditur agjenda e takimeve që do të zhvillojnë të dy emisarët, Telegrafi nga burime të tij ka mësuar se Escobar do të zhvillojë një takim me presidenten Vjosa Osmani.

Takimi Escobar-Osmani pritet që të zhvillohet nesër pasdite, ndërkaq ora nuk dihet ende.

Të njëjtat burime kanë thënë se presidentja Osmani nuk pritet që një takim të ngjashëm ta ketë me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Telegrafi ka dërguar pyetje edhe në Zyrën e Kryeministrit, për të parë nëse do të ketë ndonjë takim mes tyre, mirëpo deri në publikimin e këtij artikulli të njëjtit nuk janë përgjigjur.

Esobar ka qëndruar në Bruksel më 18 gusht, kur është zhvilluar dialogu mes Kurtit dhe Vuçiqit. Ai është takuar ndaras me të dy liderët dhe Lajçakun.

Në takimin e fundit të nivelit të lartë në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk kanë arritur marrëveshje për tejkalimin e tensioneve në veri të Kosovës si dhe për çështjen e targave të veturave dhe dokumentet serbe.

Related posts

Varhelyi përshëndet marrëveshjen Kosovë-Serbi

admin

Dhjetëra të plagosur si pasojë e përplasjes së dy trenave të metrosë në New York

admin

Ministria e Bujqësisë kthen në pronësi pronën në vlerë prej 4 milionë euro, në vitin 2021 i ishte dhënë një serbi

admin6