RTV AHIRETI
Shëndetësi

Aromat e mira përmirësojnë memorien

aromat-e-mira-permiresojne-memorien

Aromat e mira përmirësojnë memorjen, dhe jo vetëm, ngadalësojnë dobësimin e degradimin e kapacitetit mendor te të moshuarit. Prej shumë kohësh njihet nga mjekësia lidhja e ngushtë mes nuhatjes e kujtesës, madje ndër shekuj ka frymëzuar edhe vepra të letërsisë botërore.

Një studim i fundit i Universitetit të Californisë, i publikuar në revistën shkencore ‘Kufijtë e Neuroshkencës’, vë theksin dhe hedh dritë mbi rolin që kanë aromat e mira në aktivitetin vertebral, veçanërisht tek kujtesa.

Gjatë një eksperimenti me 43 vullnetarë të moshave nga 60-85, të ndarë në dy grupe ku i pari ishte i ekspozuar ndaj parfumeve dhe tjetri jo, për 6 muaj, rezualtetet ishin vërtet domethënëse. Grupi që kishte nuhatur parfume çdo ditë nëpërmjet difuzorëve në mjediset e shtëpisë, kishin një përmirësim të memorjes me 226%.

Disa zona të trurit të tyre tregonin edhe modifikime të vogla që lidhen me rritjen e efikasitetit cerebral. Sipas grupit studimor, me kalimin e moshës, aftësia dhe forca e nuhatjes bie ndjeshëm, dhe kjo gjithmonë shoqërohet me rënie të mëpasme edhe të aftësive mendore. Pra, parfumet dhe aromat e mira në mjediset ku jetojmë, bëjnë mirë edhe për shëndetin mendor

Related posts

Benefitet në organizmin tuaj nëse konsumoni bukë misri!

admin

Arsyeja pse s’duhet ta vendosni shalqirin në frigorifer

admin

Eksperti ushqimor: Nëse nuk konsumoni bukë ju dobësohet truri

admin