RTV AHIRETI
Shëndetësi

Si ta dalloni që djathi që keni në shtëpi ka përmbajtje niseshteje

si-ta-dalloni-qe-djathi-qe-keni-ne-shtepi-ka-permbajtje-niseshteje

Djathi është pa diskutim një nga nënproduktet e qumështit më të pëlqyera nga konsumatori shqiptar. Por sa cilësor është djathi që ne blejmë në bulmetore apo baxho të ndryshme të vendit?

Manipulimi i djathit me niseshte është një fenomen jo i rrallë. Në shumë raste prodhuesit e djathit përdorin niseshtenë për të rritur sasitë e djathit të prodhuar me një kosto shumë të ulët dhe me një cilësi shumë të ulët gjithashtu.

Living ju tregon si të zbuloni nëse djathi që keni në shtëpi është natyral apo jo, hidhni mbi një copë djathë: 2-3 pika jod.

Nëse sipërfaqja e djathit në të cilën janë hedhur pikat e jodit errësohet shumë, atëherë do të thotë se djathi është përgatitur me sasi të larta niseshteje. Kjo mënyrë do t’ju ndihmojë për të blerë djathë cilësor dhe të shëndetshëm.

Related posts

Shtimi i kripës në ushqim mund të shkurtojë jetën për disa vite

admin

Çfarë çaji duhet të pini kur keni ftohje?

admin

Dhimbjet e kraharorit, shenjat e atakut në zemër dhe probleme të tjera shëndetësore

Muhamet Ramadani