RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetShqipëri

Arrestohen dy policë në Tiranë, kryenin grabitje me dhunë në zonën e Liqenit Artificial

arrestohen-dy-police-ne-tirane,-kryenin-grabitje-me-dhune-ne-zonen-e-liqenit-artificial

Muajt e fundit në komisariatin nr. 1 në Tiranë ishin rritur rastet e grabitjeve të celularëve apo sendeve me vlere në zonën e Liqenit Artificial, denoncuar nga qytetarë që dilnin për shëtitje.

Top Channel njofton se autorë të këtyre grabitjeve ishin dy policë.

Të dyshuarit u mbajtën nën vëzhgim për disa javë dhe mëngjesin e sotëm u vunë në pranga.

Si autor i këtyre ngjarjeve u arrestua polici i Patrullës së komisariatit nr1. S. C 23 vjeç dhe polici bashkiak S. M. 39 vjeç.

Për rastin është njoftuar dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e cila po kryen veprimet. /tch/

Related posts

Rusia vendos masa kufizuese ndaj “Telegram”, akuza platformës se po shkel ligjin: Po përdoret për qëllime kriminale dhe terrorizëm!

admin

Grupi për të drejtat e njeriut: 8 civilë vriten në një sulm me dron në Kordofanin e Veriut të Sudanit

Muhamet Ramadani

Qeveria e Kosovës miraton ndryshimet në Ligjin për Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

admin