RTV AHIRETI
Lajme

Arrestohen katër persona të dyshuar për fajde dhe bixhoz

arrestohen-kater-persona-te-dyshuar-per-fajde-dhe-bixhoz

Një operacion policor u realizua sot në Prishtinë, kundër fajdeve dhe bixhozit.

Në këtë operacion të udhëhequr nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda, u prangosën katër persona: A. A., S. A., E. G. dhe A. G, të cilët pas intervistimit u ndaluan në mbajtje për 48 orë.

Ata dyshohen për veprat penale ‘fajde’ dhe ‘organizimi i skemave piramidale ose bixhozit të paligjshëm’.

Aty u konfiskuan po ashtu edhe shuma të konsiderueshme të parave kesh, 5 automjete, telefona celularë, pajisje të ndryshme elektronike.

“Të dyshuarit në këtë rast, përmes formave të ndryshme të kanosjes, në vazhdimësi kanë detyruar viktimën që të veprojë kundër pasurisë së tij, duke përfituar kështu në formë të kundërligjshme shuma të ndryshme të parave si interes nga fajdeja, e po ashtu të dyshuarit kanë ushtruar edhe veprimtarinë e bixhozit të kundërligjshëm”, thuhet në komunikatën e përbashkët të Policisë dhe Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

The post Arrestohen katër persona të dyshuar për fajde dhe bixhoz first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Sveçla për Banjskën: Numri i sulmuesve, mbi 80

rezart morina

Irani dhe Bahreini pas 8 vitesh vendosin të nisin bisedimet për të normalizuar marrëdhëniet diplomatike

RTI

Pa’lestina do të kërkojë në OKB që Iz’raeli t’i japë fund pranisë në territoret e pushtuara brenda 12 muajve

admin