RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sveçla për Banjskën: Numri i sulmuesve, mbi 80

svecla-per-banjsken:-numri-i-sulmuesve,-mbi-80

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se numri i sulmuesve në aktin terrorist të grupit serb në Banjskë të Zveçanit të dielën, ka qenë mbi 80 dhe jo rreth 30 a 40 sa raportohej fillimisht.

“Në fillim është menduar se janë diku mes 30 dhe 40 terroristë. Tashmë mund të themi se numri është më i madh, gjë që dëshmon suksesin edhe më të madh të policisë së Kosovës. Policia e Kosovës ka qenë edhe në numër më të vogël, edhe me armatim më të dobët sesa ky grup terrorist, por ia ka dalë që pas humbjes së jetës së rreshterit Afrim Bunjaku, pas përfundimit të kësaj prite, të realizojë gjatë gjithë ditës një betejë të suksesshme – për të cilën po marrim përgëzime nga të gjithë aleatët tanë – dhe ta mundë këtë grup terrorist. Por, numri është i madh. Tash mund të themi se është mbi 80”, ka thënë Sveçla në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Sveçla po ashtu ka thënë se Kosova do të kërkojë ekstradimin e të gjithë të përfshirëve në planifikimin dhe realizimin e aksionit terrorist.

Më 24 shtator, polici Afrim Bunjaku u vra nga ky grup. Pas përplasjeve me Policinë, mbetën të vrarë 3 sulmues. Për rastin u arrestuan tetë persona, katër prej të cilëve u liruan. Të premten, përgjegjësinë për sulmin e mori Milan Radoiçiq, nënkryetar i deritashëm i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.

Ministri Sveçla ka thënë se Radoiçiq nuk ka vepruar i vetëm siç ka thënë, por i mbështetur nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sveçla flet edhe për përfshirjen e dyshuar ruse, si dhe për rreziqet e sigurisë që vazhdojnë t’i kanosen Kosovës.

Related posts

Hovenier takohet me Dalladakun, ushtarin e parë të FSK-së që kryen akademinë Ranger

rezart morina

Për herë të parë në BE rritet numri i kërkesave për azil

admin

Liderët e BE-së miratojnë konkluzionet rreth dialogut Kosovë-Serbi

admin