RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ruandë, 109 të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut

ruande,-109-te-vdekur-nga-permbytjet-dhe-rreshqitjet-e-dheut

Sipas autoriteteve të Ruandës, 109 persona kanë humbur jetën për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara nga shirat intensivë që vazhdojnë që dje në rajonet perëndimore dhe veriore të Ruandës, transmeton Anadolu.

Ministrja e Menaxhimit të Situatave Emergjente të Ruandës, Marie Solange Kayisire, në një deklaratë bëri të ditur se 109 persona kanë humbur jetën në përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të lidhura me shirat intensivë në rajonet perëndimore dhe veriore të vendit.

Kayisire vuri në dukje se vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut, se shumë shtëpi janë bërë të papërdorshme dhe se janë dëmtuar edhe tokat bujqësore.

Po ashtu Kayisire deklaroi se disa persona kanë humbur jetën duke mbetur të bllokuar në shtëpitë e tyre.

Rajonet më të prekura nga katastrofa janë Ngororero, Rubavu, Nyabihu, Rutsiro dhe Karongi, informoi Kayisire, e cila tha se ka filluar furnizimi me tenda për personat në nevojë.

Në anën tjetër bëhet e ditur se në vend janë dëmtuar edhe rrugët Mukamira-Ngororero dhe Rubavu-Rutsiro.

Drejtoria Meteorologjike e Ruandës, kishte deklaruar se shirat mbi normalen e stinës në muajin maj do të vendosnin nën ndikimin e tyre shumë rajone të vendit.

Related posts

OBSH do të vendosë rregulla për mjekësinë tradicionale

admin

“Nuk kemi nevojë për ide primitive nga Trump!”- Zelenskyy: E kam ftuar ish-presidentin në Ukrainë, por…

admin

Koreja Veriore teston raketat në kufi me Jugun

admin