RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Arrestohet dhe një i dyshuar për vrasjen te “Kobra City” në Prizren

arrestohet-dhe-nje-i-dyshuar-per-vrasjen-te-“kobra-city”-ne-prizren

Arrestohet dhe një person i dyshuar, nga vrasja e rëndë e cila ndodhi mëngjesin e së martës në Prizren, pas një përleshje të nisur në lokalin e natës “Kobra City”, ku nga të shtënat me armë zjarri një person mbeti i vrarë, kurse një tjetër është plagosur, të dy shtetas të Shqipërisë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Vrasje e rëndë. Rr. Tahir Sinan, Prizren 03.01.2023 – 04:00. Lidhur me rastin, është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Ndryshe, ndaj gjashtë të arrestuarve, ndër ta dhe pronari i lokalit “Kobra City”, Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ju ka caktuar masën e paraburgim nga një muaj, të cilët dyshohen se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Related posts

“Irani përbën kërcënim me armët bërthamore”- Marco Rubio nga Mynihu: Trump është i gatshëm të takohet me Khamenein, por…

admin

Tragjedi e pafundme në Nepal, aty ku përdhoseshin xhamitë e keqtrajtoheshin mulsimanët

Hevzi

Raketat e Iranit mund të arrijnë Europën? Reagon NATO: Ende nuk ka prova

Kushtrim Guraj