RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Talebanët akuzojnë Princin Harry për vrasjen e afganëve të pafajshëm

talebanet-akuzojne-princin-harry-per-vrasjen-e-afganeve-te-pafajshem

Administrata talebane ka denoncuar Princin Harry të Britanisë, i cili pranoi më parë vrasjen e 25 personave gjatë detyrës ushtarake në Afganistan. Ndërkohë, një zyrtar i lartë afgan ka akuzuar Mbretërinë e Bashkuar për vrasjen e civilëve të pafajshëm.

“Z.Harry! Ata që vratë nuk ishin gurë shahu, ata ishin njerëz”, shkroi Haqqani në Twitter, duke iu referuar përshkrimit të Princit Harry se eliminimi i njerëzve për të cilët ai tha se ishin “luftëtarë të armikut” ishte si të hiqni “gurët e shahut” nga fusha.

Talibanët u kthyen në pushtet në gusht të 2021-shit pasi trupat e NATO-s të udhëhequra nga SHBA u tërhoqën pas 20 vjetësh pushtim ushtarak të Afganistanit. Dhjetëra mijëra afganë, një numër i madh i tyre civilë, u vranë dhe u plagosën gjatë luftës. Vendi ende nuk ka dalë nga efektet e luftës.

Forcat e udhëhequra nga SHBA-ja si dhe talebanët janë akuzuar për krime lufte gjatë dy dekadave të luftës. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Abdul Qahar Balkhi, kritikoi gjithashtu komentet e mbretërores britanike, të cilat kanë marrë kritika të shumta. /a2cnn

Related posts

Erdoğan: Greqia “qëllimisht” shkel Traktatin e Paqes të Lozanës

admin

Spasovski: Ka persona të dyshuar për denoncimet për bomba në shkollat e Shkupit

admin

Inflacioni në Eurozonë regjistron një tjetër rekord, 9.1% në gusht

admin