Policia e Kosovës, ka njoftuar për arrestimin e Vezir Hazirajt, i cili kërkohej për veprën penale tentim vrasje të ndodhur në një fshat të Istogut.
Nga policia, në njoftim shtohet se, i dyshuari, duke e parë se nuk kishte mundësi largimi ёshtё dorëzuar dhe gjithçka ka shkuar pa ndonjë incident.
“Sot me datёn 15.08.2026, Sektori Rajonal pёr Hetime ka zbatuar njё plan veprimi nё bashkёpunim me njёsitet nga niveli qendror, pёrfshirё NJSI/FIT, njёsinё e vëzhgimit, dhe njёsi tjera, AKI-ja, ka luajtur rol kyç duke qenë aktive dhe tejet bashkëpunuese me ne gjatë gjithë periudhës’’, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Haziraj është ndaluar për 48 orë, njofton zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Shkodran Nikçi.
“I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit Policor do te ndalohet per 48 ore me urdher te prokurorit te shtetit. Brenda afatit ligjor te ndermerren veprimet e nevojshme ligjore per cka do ju mbajme te informuar”, tha Nikçi për teve1.info
Haziraj ishte në kërkim nga Policia e Kosovës që nga 7 gushti.
Ai dyshohet se në mbrëmjen e asaj dite pati kryer një plagosje në fshatin Orroberdë të Istogut. I dyshuari ishte raportuar se ka ikur në drejtim të panjohur.
Nga ai moment, Haziraj ka qenë aktiv në TikTok duke publikuar video të kohëpaskohshme nga një zonë malore. Madje, ai publikoi edhe sot një video duke thënë se ka vendosur të dorëzohet “hatri i publikut”.

