RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Arrestohet edhe një person për sulmin ndaj gazetarëve në veri

arrestohet-edhe-nje-person-per-sulmin-ndaj-gazetareve-ne-veri

Policia e Kosovës, sot ka arrestuar edhe një serb tjetër, U.V., pasi që i njëjti dyshohet për sulmet ndaj gazetarëve më 16 qershor në Leposaviq.

“Arrestimi i tij dhe shoqërimi në stacion policor është kryer si rezultat i hetimeve intensive dhe i sigurimit të dëshmive, se i njëjti është përfshirë në sulm ndaj mediave/gazetarëve me datë 16 qershor 2023. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Tutje, theksohet se angazhimi dhe përkushtimi i Policisë së Kosovës, do të vazhdojë për ruajtje të rendit dhe sigurisë publike, për sundim të ligjit dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar që bien në kundërshtim me rendin dhe ligjin.

U.V., është i arrestuari i tretë për sulmet ndaj gazetarëve që janë bërë në veri të vendit, ku nëntë prej tyre kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e gurëve dhe shok-bombave që janë hedhur në drejtim të tyre nga protestuesit serbë.

Related posts

FSK-ja nxjerr të gjallë nga rrënojat edhe nënën e fëmijës dy-vjeçar

rezart morina

Egjipt, 9 të vdekur nga shembja e një ndërtese 4-katëshe

admin

Presidenti Erdoğan takohet me kryeministrin izraelit, Netanyahu në New York

rezart morina