RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Arrestohet edhe një sulmues i gazetarëve në veri

arrestohet-edhe-nje-sulmues-i-gazetareve-ne-veri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se sot është arrestuar nga Policia e Kosovës në Jarinje edhe një sulmues i gazetarëve në veri, siç e ka quajtur ai, krimineli Dalibor Spasic.

”Përgëzoj njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës për efikasitetin dhe punën e vazhdueshme me qëllim të vendosjes së rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës së Kosovës.

Në vendin tonë demokratik aktet kriminale nuk kalojnë pa pasoja. Këtë duhet ta dijnë edhe ata për të cilët nuk ka pasur pasoja ligjore për gjithë këto vite. Republika nuk zmbrapset përballë kriminelëve e milicisë fashiste”, ka shkruar ai.

Policia e Kosovës edhe të premten ka arrestuar edhe Nemanja Vllaskoviq si i dëshuar për sulm ndaj gazetarëve në Leposaviq./

Related posts

Jordania dhe OKB diskutojnë për çështjen e Palestinës dhe krizën në Siri – VIDEO

Muhamet Ramadani

Protestat në universitetet amerikane, Presidenti Biden dënon dhunë dhe mbron të drejtën për…

admin

Më shumë protesta antiqeveritare priten sonte në Iz’rael

admin