RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Bashkia e Tiranës nis fushatë për mbledhjen e ndihmave për familjet e prekura nga tërmetet në Turqi

bashkia-e-tiranes-nis-fushate-per-mbledhjen-e-ndihmave-per-familjet-e-prekura-nga-termetet-ne-turqi

Në Shqipëri vazhdon mbledhja e ndihmave për familjet e prekura nga tërmetet shkatërrimtare në Turqi, nën koordinimin e institucioneve dhe organizatave të ndryshme, raporton Anadolu.

Bashkia e Tiranës ka iniciuar fushatën për mbledhjen e ndihmave në materiale të ndryshme për familjet e prekura nga tërmetet në Turqi, duke u bëre thirrje qytetarëve që t’i bashkohen fushatës.

Nën emërtimin “Dhuro për popullin turk”, me anë të fushatës synohet mbledhja e ndihmave të ndryshme materiale si rroba, batanije dhe të tjera, që do të dërgohen në Turqi, ndërkohë, tenda për grumbullin e tyre është ngritur pranë godinës së Bashkisë së Tiranës.

Në lidhje me nismën ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili në rrjetet sociale shkruan: “Mbështesim popullin turk në këto momente të vështira”.

Qytetarët e Tiranës kanë treguar solidaritetin e tyre pas nisjes së fushatës duke sjellë ndihma materiale të ndryshme, kryesisht rroba.

Nga ana tjetër, në Shqipëri vazhdon grumbullimi i ndihmave edhe nga organizata të ndryshme, që janë shumat në para, rroba, materiale higjienike, materiale strehimi, ngrohëse dhe të tjera.

Kujtojmë Shqipëria ka shpallur 13 shkurtin ditë zie kombëtare, në nderim të viktimave të tërmeteve shkatërrimtare dhe në shenjë solidariteti me Turqinë.

Related posts

Jo vetëm SHBA-ja e Britania, edhe Franca e përfshirë në mbrojtjen e Izraelit kundër sulmit iranian

admin

Francë, më shumë se 900 delfinë gjenden të ngordhur në bregdet gjatë dimrit

admin

Tërmet me fuqi 5,1 ballë godet Iranin

admin