RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e dyfishtë dje në Malishevë

arrestohet-i-dyshuari-per-vrasjen-e-dyfishte-dje-ne-malisheve

I plagosur dhe në arrati për gati 24 orë, është kapur mëngjesin e sotëm dhëndri që vrau dy vëllezër në fshatin Golluboc të Malishevës.

Sipas burimeve të Teve1, i dyshuari A.I. është i plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Plagosja dyshohet se ka ndodhur gjatë ballafaqimit me dy viktimat, vetëm pak çaste para se të kryhej vrasja e dyfishtë që tronditi zonën.

Arrestimi i tij është konfirmuar nga drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta, i cili ka thënë për Teve1 se i dyshuari është arrestuar në orën 06:30 të mëngjesit.

“Po, i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Golluboc është arrestuar sot në orën 06:30 në fshatin Pllaqicë.,” – ka deklaruar Graishta për Teve1.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Gjakovë përmes një njoftimi zyrtar ka konfirmuar arrestimin e tij.

“Prokuroria Themelore në Gjakovë njofton opinionin publik se, lidhur me rastin e vrasjes së dyfishtë të ndodhur në fshatin Golluboc, komuna e Malishevës, është arrestuar personi i dyshuar A.I., i cili më parë kishte qenë në arrati. Lidhur me rastin, Policia e Kosovës, në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme,” – thuhet në njoftim.

Prokuroria bëri të ditur se brenda afatit ligjor do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Related posts

Nju Jork: Është hequr ndalimi i thirrjes së ezanit jashtë zonës së xhamisë

Muhamet Ramadani

U rrëmbye në vitin 1951 në parkun e lodrave kur ishte 6 vjeç, burri gjendet i gjallë pas shtatë dekadash

admin

Bisedimet për programin bërthamor, Irani: Një marrëveshje e menjëhershme me SHBA është e arritshme

admin