RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Dragash

arrestohet-i-dyshuari-per-vrasjen-ne-dragash

Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë të dyshuarin B.H për vrasjen e G.T në fshatin Zlipotok të Dragashit që ka ndodhur mbrëmë.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Pas veprimeve intensive operativo-hetimore të ndërmarra pa ndërprerje nga Policia e Kosovës, është arritur të lokalizohet dhe të arrestohet i dyshuari për rastin e vrasjes në fshatin Zlipotok, Dragash. Në operacionin për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit janë angazhuar njësi të ndryshme policore, duke përfshirë përdorimin e dronit për vëzhgim nga ajri, si dhe njësinë policore me qen (K-9).I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku ndaj tij do të vazhdojnë procedurat e mëtejme hetimore në koordinim me prokurorin përgjegjës”, ka njoftuar Bytyqi, raporton teve1.info.

G.T që sipas raportimeve është imam i fshatit Zlipotok, ka vdekur pas plagëve të marra nga një mjet i mprehtë.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:15, ku sipas Policisë së Kosovës disa persona ishin përfshirë në përleshje.

Related posts

Ukraina: Zaporizhzhia u godit dy herë nga sulmet ruse me dronë

Muhamet Ramadani

Formohet Komisioni për monitorimin e zbatimit të Marrëveshjes Kosovë-Serbi

Muhamet Ramadani

Numër rekord i vrasjeve masive në SHBA në gjashtë muaj

admin