RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe Botë

NASA: Tërmetet në Venezuelë mund të kenë dëmtuar rreth 59 mijë ndërtesa

nasa:-termetet-ne-venezuele-mund-te-kene-demtuar-rreth-59-mije-ndertesa

Sipas studiuesve në agjencinë hapësinore amerikane NASA, rreth 59 mijë ndërtesa janë dëmtuar ose u shkatërruar në tërmetet e dyfishta të 24 qershorit në Venezuelë, një vlerësim shumë më i lartë se shifrat zyrtare deri më tani, transmeton Anadolu.

“Rreth 58.870 ndërtesa ka të ngjarë të jenë dëmtuar ose shkatërruar në të gjithë rajonin e prekur”, sipas një raporti të bazuar në të dhënat e radarit satelitor të mbledhura më 25 qershor nga studiuesit Corey Scher dhe Jamon Van Den Hoek të Universitetit Shtetëror të Oregonit.

Raporti përdori të dhënat e radarit “Sentinel-1” nga Agjencia Hapësinore Evropiane. Studiuesit e përshkruan atë si një “vlerësim të shpejtë dhe paraprak” që tregon “ndryshime të menjëhershme sipërfaqësore në përputhje me dëmet”, duke vënë në dukje se nuk është verifikuar nga toka dhe duhet të trajtohet si tregues i hershëm.

Raporti i fundit zyrtar i qeverisë venezueliane, i prezantuar të hënën nga presidenti i Asamblesë Kombëtare, Jorge Rodriguez tha se 855 ndërtesa u dëmtuan, përfshirë 189 shembje. Ai theksoi se numri i viktimave nga tërmetet e njëpasnjëshme u rrit në 1.719 ndërsa 5.034 të tjerë janë plagosur.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, dy tërmete me magnitudë 7.2 ballë dhe 7.5 ballë goditën vendin e Amerikës së Jugut më 24 qershor, 39 sekonda larg njëri-tjetrit.

Tërmeti 7.5 ballësh goditi 23 kilometra në juglindje të Yumare-s në shtetin Yaracuy ndërsa tërmeti 7.2 ballësh ndodhi 23.9 kilometra në verilindje të San Felipe, gjithashtu në shtetin Yaracuy.

Related posts

Holanda: Kërcënimi i ko’nfliktit të ar’matosur në Evropë është real dhe në rritje

Muhamet Ramadani

Qytetarët e Prishtinës kërkojnë zbritje të çmimit të qirasë

admin

Qeveria e Ga’zës: Mbi 3.500 fëmijë janë në rrezik të vd’esin nga uria

admin