RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Arrestohet ish kryeministrja skoceze Nicola Sturgeon

arrestohet-ish-kryeministrja-skoceze-nicola-sturgeon

Ish-ministrja e parë skoceze, Nicola Sturgeon, është arrestuar në një hetim për financat e partisë së saj, deklaruan zyrtarët e policisë.

Policia e Skocisë tha të dielën se ish-udhëheqësja e partisë Kombëtare Skoceze (SNP) – e cila dha dorëheqjen si kryeministre e Skocisë në fillim të vitit 2023 pas tetë vitesh në krye – ishte në paraburgim dhe po merrej në pyetje nga hetuesit.

Partia më popullore e Skocisë, e cila ka qenë në qendër të një lëvizjeje për pavarësi që kërkon të nxirrte Skocinë nga Britania e Madhe u bë objekt i një hetimi mbi financat e partisë – i quajtur Operacioni Branchform në 2021.

Arrestimi i ish-kryeministres vjen pasi bashkëshorti i saj Peter Murrell u arrestua në prill. /atsh

Related posts

Kriza e energjisë, Franca vë në punë të gjithë reaktorët bërthamorë

admin

Tërnava: Gjendja e sigurisë në vend nuk është e qëndrueshme, problemet të zgjidhen përmes dialogut

admin

Tërmet i fuqishëm godet Japoninë

admin