RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Konjufca: Për UÇK-në po kërkohet drejtësi, por jo edhe për masakrat e Serbisë në Kosovë

konjufca:-per-uck-ne-po-kerkohet-drejtesi,-por-jo-edhe-per-masakrat-e-serbise-ne-kosove

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në 24-vjetorin e masakrës në Burgun e Dubravës, e ka quajtur atë aktin më të shëmtuar që bëri Serbia në Kosovë.

Sipas tij, burgu është institucioni më i lartë i shtetit dhe se 1.000 të burgosur me qëllim u grumbulluan aty për t’u vrarë e masakruar.

Konjufca shtoi se është më se e ditur që shteti serb e ka bërë këtë krim makabër, por që thotë se fatkeqësisht ende nuk ka drejtësi.

Ka deklaruar se kur është puna për gjykimin e UÇK-së ka drejtësi, kurse për masakrën e Burgut të Dubravës nuk është shpallur asnjë i dënuar.

“Jemi këtu për ta kujtuar aktin më të shëmtuar që e bëri Serbia. Ndonëse kanë kaluar 24 vjet dhe përgjegjësia është e shtetit serb, ende fatkeqësisht nuk ka drejtësi. I shoh edhe familjarët që për 24 vjet jetojnë me peshën e padrejtësisë. Kur është puna për UÇK po ka drejtësi e për forcat paramilitare serbe, me përgjegjësi të qartë që dihet për gjithë fushatën e gjenocidit që e ka bërë në Kosovë, nuk po ka drejtësi”, tha Konjufca. /

Related posts

Bavaria heq rregullin për mbajtjen e maskave ​​në transportin publik

admin

Bashkësia Islame e Austris vizitë në Ballkanin jugor

rezart morina

Putin: Shkëmbimi tregtar Rusi-Kinë do të arrijë në 200 miliardë dollarë më herët se sa ishte planifikuar

admin