RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Arrestohet kryebashkiaku në Bullgari, abuzoi me fondet e BE

arrestohet-kryebashkiaku-ne-bullgari,-abuzoi-me-fondet-e-be

Kryetari i Bashkisë së Toshevos në Bullgari, Valentin Dimitrov, është arrestuar për keqpërdorim të fondeve të bashkimit evropian. Arrestimi i tij vjen pas kërkesës së Prokurorit Publik Evropian, nën dyshimet se ka keqpërdorur fondet që do të përdoreshin për të rritur efikasitetin e energjisë në ndërtesat e banimit.

Shkeljet e supozuara kanë ndodhur nga viti 2017 deri ne vitin 2019.

Toshevo mori një grant nga Bashkimi Europian për të financuar projektin në shumën prej 169.000 euro sipas zyrës së prokurorit dhe i caktoi projektin një kontraktori privat.

Sipas provave të mbledhura, zyrtarët e përfshirë në projekt, përfshirë kryetarin e bashkisë, paraqitën informacione të rreme për zbatimin e punës, që nuk ishte kryer në kohë.

Arrestimi i Dimitrov është i pari në Bullgari me kërkesë të zyrës së kryeprokurorit evropian. Dimitrov, i zgjedhur për herë të parë në 2015 dhe i rizgjedhur në 2019, është përfaqësues i Partisë Socialiste Bullgare. /abcnews

Related posts

Stoltenberg nga Kievi: Ukraina tani është më afër NATO-s se kurrë

rezart morina

UNICEF: Një e treta e fëmijëve në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut janë të kequshqyer

rezart morina

Mashtroi qytetarët dhe përfitoi plot 2 mln euro, arrestohet një person në Mitrovicë

admin