RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Arrestohet një person, dyshohet se përvetësoi mbi 2 milionë euro duke mashtruar qytetarët

arrestohet-nje-person,-dyshohet-se-pervetesoi-mbi-2-milione-euro-duke-mashtruar-qytetaret

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, njofton opinionin se është arrestuar personi i dyshuar me iniciale J.M.

I njëjti dyshohet se në periudha të ndryshme nga viti 2021 e gjer në muajin korrik 2023, në mënyrë mashtruese ka mashtruar qytetarë të ndryshëm, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, dhe dyshohet se vlera e përfitimit është rreth 2 milionë euro.

Lidhur me këtë personi i arrestuar ka kryer veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I dyshuari, me vendim të prokurorit gjendet në ndalim 48 orësh, dhe në afatin e paraparë ligjor Prokuroria Themelore në Mitrovicë ndaj të dyshuarit do të paraqes kërkesë për caktimin e masës së sigurisë – masës së paraburgimit.

Related posts

Në bashkëpunim me ushtrinë turke, FSK përfundon trajnim për ngritjen e kapaciteteve ushtarake

Muhamet Ramadani

Marshimi i planifikuar për Ditën e Al-Kudsit ndalohet në Britani, hera e parë brenda një dekade

Muhamet Ramadani

Mbytja e superjahtit pranë Palermos, gjenden dy trupa të pajetë! Operacioni i kërkimit vazhdon për katër persona të tjerë

admin