RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Rriten gjobat për shkelësit e Ligjit antiduhan, nga 1 mijë deri në 3 mijë euro

rriten-gjobat-per-shkelesit-e-ligjit-antiduhan,-nga-1-mije-deri-ne-3-mije-euro

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se po vazhdon pa kompromis zbatimi i Ligjit për Kontroll të Duhanit, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Sipas MSH-së nga tani e tutje gjobat për të gjithë ata që shkelin Ligjin për Kontrollin e Duhanit, do të jenë nga 1 mijë deri në 3 mijë euro.

MSH po ashtu bënë të ditur se nga janari deri me datë 14.03.2024 janë shqiptuar gjithsej 1328 gjoba.

“Muajin e parë të vitit gjobat kanë qenë minimale, me qëllim që të nxisim bashkëpunim të ndërsjellë pa i ngarkuar bizneset, ndërsa tash e tutje gjobat për ata që thyejnë ligjin do të jenë maksimale, prej 1000 deri në 3000 euro”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Ndryshe, duhani vret më shumë se 8 milionë njerëz çdo vit në botë, duke përfshirë rreth 1.3 milionë jo-duhanpirës të cilët janë të ekspozuar ndaj tymit të dorës së dytë;

Në çdo 6.5 sekonda një njeri vdes në botë nga pasojat e duhanpirjes;

Duhani vret gjysmën e përdoruesve të tij. Është shkaktari i dytë i vdekjeve në botë;

Pirja e duhanit vlerësohet se shkakton: 67% të gjitha vdekjeve nga kanceri i mushkërive; 34% të vdekjeve nga sëmundjet kronike të frymëmarrjes dhe 8% të vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare.

Related posts

Presidenti Erdoğan vlerëson partneritetin strategjik me Slloveninë

admin

Vërshimet në Podujevë, rreth 60 shtëpi të Pakashticës mbesin të bllokuara

admin

Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra-tjetrën për sulme ajrore gjatë natës përpara bisedimeve Trump-Zelenskyy

admin