RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Arrestohet një person, kanosi kryeministrin Albin Kurti

arrestohet-nje-person,-kanosi-kryeministrin-albin-kurti

Një person është arrestuar nën dyshimin për kanosjen e kryeministrit në detyrë dhe të zyrtarëve policorë.

Siç ka njoftuar policia në raportin 24-orësh, aksioni për arrestimin u zhvillua në koordinim me Prokurorinë Speciale. I dyshuari e ka kanosur kryeministrin në detyrë Albin Kurti nëpërmjet rrjeteve sociale.

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti është iniciuar si “kanosje” dhe “dhunë ndaj përfaqësuesve të lartë”.

“KANOSJE & DHUNË NDAJ PËRFAQËSUESVE TË LARTË TË RKS-së. Prishtinë 02.09.2026. Njësitet policore në koordinim me PSRK-në, pasi kanë identifikuar dhe lokalizuar vendndodhjen e të dyshuarit mashkull kosovar, të njëjtin e kanë arrestuar për shkak se përmes rrjetit social ka kanosur kryeministrin. Po ashtu i dyshuari, para se të arrestohet, ka kanosur edhe zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48-orë. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftim të Policisë.

Related posts

22 vjet e 6 muaj burgim për katër të akuzuarit në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit

admin

Kryesuesi i Presidencës së BeH paralajmëron Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për heshtjen ndaj gjenocidit në Gaza

Irfan Jahiu

Nigeri, 5 të vdekur nga një sëmundje e padiagnostikuar

Muhamet Ramadani