RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Arrestohet një polic në Gjilan, dyshohet se sulmoi dhe kanosi disa të rinj

arrestohet-nje-polic-ne-gjilan,-dyshohet-se-sulmoi-dhe-kanosi-disa-te-rinj

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar sot një zyrtar policor në Gjilan, nën dyshimin se ka kryer veprat penale “sulm”, “lëndim i lehtë trupor” dhe “kanosje”.

Sipas IPK-së, hetuesit ishin njoftuar disa ditë më parë për rastin përmes një ankese të paraqitur në zyrën rajonale të IPK-së në Gjilan.

Dyshohet se zyrtari policor, derisa ishte jashtë detyrës zyrtare, kishte kryer veprime të kundërligjshme.

“Incidenti raportohet të ketë ndodhur më 13 gusht 2026 në rrugën “Lidhja e Prizrenit”në Gjilan zyrtari policor jashtë detyrës zyrtare ka qenë i përfshirë në një mosmarrëveshje më disa të rinj. IPK në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan ka filluar një hetim ndaj zyrtarit të dyshuar. Hetuesit në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore ku pas këtyre veprimeve fillestare hetimore zyrtari policor është arrestuar sot”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa IPK ka rekomanduar edhe suspendimin e tij.

“Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës”, theksohet në fund të njoftimit.

Related posts

Prokuroria kërkon paraburgim për “Kobrën” dhe pesë të tjerët

admin

78 ditë bombardime/ Nesër 25 vite nga sulmet e NATO-s në Beograd, Millosheviçi nuk pranoi të zgjidhte krizën në Kosovë dhe…

admin

Greqia do të rrisë dënimet për zjarrvënie dhe ata që shkaktojnë zjarre nga pakujdesia

Muhamet Ramadani