RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti pret në takim shefin e ri të EULEX-it: Fokus te sundimi i ligjit dhe siguria

kurti-pret-ne-takim-shefin-e-ri-te-eulex-it:-fokus-te-sundimi-i-ligjit-dhe-siguria

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim shefin e ri të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë – EULEX, Antero Lopes, të cilin e uroi për detyrën e re dhe i dëshiroi sukses në ushtrimin e mandatit.

Kryeministri e falënderoi EULEX-in për kontributin e vazhdueshëm në Kosovë, në veçanti për monitorimin e sistemit të drejtësisë, mbështetjen për forcimin e sundimit të ligjit dhe bashkëpunimin me institucionet e Republikës së Kosovës.

Në takim u diskutua për rëndësinë e vazhdimit të monitorimit të performancës së institucioneve të drejtësisë, si dhe për trajtimin institucional të rasteve të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore. Kryeministri shprehu mirënjohje për kontributin dhe monitorimin e EULEX-it në këtë fushë, duke nënvizuar nevojën për reagim të shpejtë dhe të koordinuar ndërmjet Policisë, Prokurorisë, gjykatave dhe institucioneve të tjera përgjegjëse, me prioritet mbrojtjen e viktimave.

Një pjesë e takimit iu kushtua edhe situatës së sigurisë dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës, EULEX-it dhe partnerëve ndërkombëtarë. Kryeministri theksoi rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm, shkëmbimit të informatave dhe vëmendjes së shtuar ndaj rreziqeve të sigurisë, përfshirë mbrojtjen e infrastrukturës kritike.

Kryeministri rikonfirmoi përkushtimin e Qeverisë për fuqizimin e institucioneve të sundimit të ligjit dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë dhe konstruktiv me EULEX-in gjatë mandatit të Lopes.

Related posts

FOTO/ Escobar takon familjen e reshterit të vrarë nga serbët, heroit Afrim Bunjaku

admin

Drejtori i komunikimeve të Turqisë: Samiti i NATO-s në Ankara do të formësojë të ardhmen e aleancës

RTI

Mbyllen bankat në Liban për shkak të sulmeve të shpeshta nga depozituesit

admin