Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar pronari i objektit tek i cili dje humbi jetën një punëtor.
Sipas Policisë, viktima derisa ishte duke kryer punë kishte rënë nga një lartësi e objektit në rrethana të pa njohura.
Bëhet e ditur se trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, kurse me vendim të prokurorit pronari i biznesit është dërguar në mbajtje.
“Viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke kryer disa punime, në rrethana të pa njohura dyshohet se ka rënë nga një lartësi e objektit. Si pasojë, viktima ka vdekur. Në lidhje me rastin është arrestuar pronari i biznesit i dyshuari mashkull kosovar i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim