RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

EULEX deklarohet për veriun: Jemi duke kryer patrullime vëzhguese në Mitrovicën e Veriut dhe Zveçan

eulex-deklarohet-per-veriun:-jemi-duke-kryer-patrullime-vezhguese-ne-mitrovicen-e-veriut-dhe-zvecan

Misioni i EULEX-it ka njoftuar se është duke e monitoruar nga afër situatën e sigurisë në pjesën veriore të Kosovës, përmes pranisë së shtuar në terren.

Përmes një postimi nga EULEX, është bërë e ditur se pjesëtarët e Njësisë së tyre Policore të Specializuara dhe pjesëtarët nga Njësia Policore e Specializuar Rezervë nga Forcat Evropiane e Xhandarmërisë janë duke kryer patrullime vëzhguese, përfshirë patrullimet në këmbë në Mitrovicën Veriore dhe Zveçan.

“Duke e pasur parasysh situatën e paqëndrueshme të sigurisë në pjesën veriore të Kosovës dhe vendosjen e barrikadave shtesë, EULEX-i rregullisht e përshtatë praninë e tij për ta pasqyruar situatën në terren, si dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.

Ndryshe sot është dita e 13-të me radhë që kur në veri të Kosovës janë vendosur barrikada të shumta nga serbët.

Serbët lokalë vendosën këto barrikada duke kundërshtuar arrestimin e ish-policit serb, i cili po dyshohet për “sulm terrorist”, ndaj zyrave të Komisionit Qendror Zgjedhor në veri.

E gjithë situata e krijuar në veri të vendit ka bërë që Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian vazhdimisht të kërkojnë që Kosova dhe Serbia të zgjidhin të gjitha çështjet përmes dialogut, por siç duket këtë herë situata veçse është ndërlikuar.

Nesër bëhen saktësisht dy javë që kur është pamundësuar qarkullimi i lirë nga Serbia në Kosovë dhe anasjelltas përmes pikave kufitare Jarinjë dhe Bërnjak.

“Ne jemi duke monitoruar nga afër situatën e sigurisë në pjesën veriore të Kosovës përmes pranisë sonë të shtuar në terren. Pjesëtarët e Njësisë Policore të Specializuar tonë dhe pjesëtarët nga Njësia e jonë Policore e Specializuar Rezervë nga Forca Evropiane e Xhandarmërisë janë duke kryer patrullime vëzhguese, përfshirë patrullimet në këmbë në Mitrovicën Veriore dhe Zveçan. Duke e pasur parasysh situatën e paqëndrueshme të sigurisë në pjesën veriore të Kosovës dhe vendosjen e barrikadave shtesë, EULEX-i rregullisht e përshtatë praninë e tij për ta pasqyruar situatën në terren, si dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in”.

Related posts

Arabia Saudite: Mund ta njohim Izraelin nëse zgjidhet çështja palestineze

admin6

Protestat masive kundër ndryshimeve të gjyqësorit hyjnë në javën e 10-të në Izrael

rezart morina

Rama: Nga sot deti i Shqipërisë do të përdoret nga Kosova edhe për tregti

admin