Policia e Kosovës ka arrestuar Ridvan Muharremi, i dyshuar për keqpërdorime të rezervave shtetërore të Kosovës.
Ndërkaq, pak orë më parë, Mahmut Halimi, avokati i tij, ka thënë se ai është i pafajshëm.
Ndryshe, Policia e Kosovës në orët e mëngjesit ka nisur bastisjet në Ministrinë e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, ndërsa tashmë ka shoqëruar në Polici drejtorin e Departamentit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, dhe drejtorin e Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, ish-sekretarin Irfan Lipovica.
Sipas mëson Telegrafi ky aksion vjen pas publikimit të disa incizimeve për ‘skandalin e grurit dhe vajit’.
Telegrafi ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës dhe do t’ju mbajë të informuar.