RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mbi 200 të arrestuar në trazirat që shpërthyen pas humbjes në finale

mbi-200-te-arrestuar-ne-trazirat-qe-shperthyen-pas-humbjes-ne-finale

Mbi 200 persona janë arrestuar në trazirat që shpërthyen në vend pasi Franca humbi nga Argjentina në finalen e Kupës së Botës “Katar 2022”.

Sipas lajmit të “Le Figaro” bazuar në deklaratat e ministrit të Brendshëm të Francës, Gerald Darmanin, në shumë qytete pati incidente, veçanërisht në kryeqytetin Paris, pasi Franca humbi në finalen e Botërorit.

Policia ndaloi 227 persona, 47 prej të cilëve në Paris, me arsyetimin se kishin dalë në rrugë pas disfatës. Forcat e sigurisë shpërndanë turmën, e cila hyri në Champs Elysees, rruga më e frekuentuar në Paris.

Trazira pati edhe në qytetet tjera, përfshirë Nice, Lion, Bordeaux dhe Roubaix. Në disa qytete, kryebashkiakët reaguan për dëmtimin e dyqaneve dhe rrugëve gjatë incidenteve.

Pasi Franca mposhti Marokun në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, ekstremistët e djathtë në shumë qytete të vendit shkaktuan dhunë në rrugë.

Policia caktoi gjithsej 14 mijë policë dhe forca të xhandarmërisë në të gjithë vendin, prej të cilëve 2.750 në Paris, për të shmangur dhunën pas finales. /atsh

Related posts

Kuvajt, Gjykata Kushtetuese anulon zgjedhjet parlamentare

admin

Arrestohen 8 persona në Kaçanik, penguan personat zyrtarë në kryerje të detyrës

admin

Kuvendi i Mitrovicës vendos ta hapë për qarkullim urën mbi lumin Ibër

Muhamet Ramadani