RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Arrestohet zyrtari komunal në Deçan, dyshohet se mori ryshfet rreth 2 mijë euro nga mërgimtarët

arrestohet-zyrtari-komunal-ne-decan,-dyshohet-se-mori-ryshfet-rreth-2-mije-euro-nga-mergimtaret

Një zyrtar i Komunës së Deçanit është arrestuar këtë të mërkurë, pasi dyshohet për veprën penale “marrja e ryshfetit”.

Sipas njoftimit të policisë, nga hetuesit policorë në bashkëpunim me prokurorinë është arritur të sigurohen dëshmi se i njëjti është përfshirë në veprimtari kriminale.

“I dyshuari, H.I., (viti i lindjes 1964, mashkull kosovar), nëpunës në Qendrën Komunale të Regjistrit Civil – Deçan, gjatë vitit 2022 dhe fillim të vitit 2023, në tri raste përmes institucioneve bankare ka pranuar të holla (rreth 1800 euro). I dyshuari, të hollat i ka pranuar nga viktima e rastit J.J., nga Deçani i cili jeton në Zvicër, me qëllim që të njëjtin ta regjistrojë në sistemin e gjendjes civile në Deçan”, thuhet në komunikatën për media.

Po ashtu, në fund të muajit gusht 2023 në Facebook, është publikuar edhe një pretendim se i dyshuari në mënyrë të njëjtë ka vepruar edhe me qytetarin H.E., i cili jeton në Gjermani.

“Mbi bazën e këtyre dëshmive e pretendimeve, është krijuar dyshimi se H.I., dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘marrja e ryshfetit’. Hetuesit policorë janë duke vazhduar me trajtimin e rastit përfshirë identifikimin dhe intervistimin e viktimës së dytë (H.E., nga Gjermania).

Sot, i dyshuari është arrestuar, është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim nga prokurori është dërguar në mbajtje deri në 48 orë”, bëhet e ditur tutje.

Related posts

Mostar, iftar tradicional në ambient të hapur në qendrën e qytetit të vjetër të Mostarit

Kushtrim Guraj

BE dhuroi 5.5 milionë euro ndihmë humanitare për Turqinë ndërsa 10 milionë euro për Sirinë

Muhamet Ramadani

Dështon eksperimenti kimik, 15 të plagosur shpërthimi i papritur në Spanjë – VIDEO

admin