RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB: 100 mijë njerëz u larguan nga Teherani në dy ditët e para gjatë sulmeve nga SHBA dhe Izraeli

okb:-100-mije-njerez-u-larguan-nga-teherani-ne-dy-ditet-e-para-gjate-sulmeve-nga-shba-dhe-izraeli

Kombet e Bashkuara thonë se rreth 100 mijë njerëz u larguan nga Teherani në dy ditët e para të sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit.

“Në Iran, rreth 100,000 njerëz u larguan nga Teherani në dy ditët e para pas sulmeve”, tha UNHCR, agjencia e OKB-së për refugjatët.

“Raportet e fundit nuk tregojnë rritje të lëvizjeve ndërkufitare të lidhura me ngjarjet e fundit. Situata në pikën kufitare Islam Qala me Afganistanin mbetet e qëndrueshme pa u vërejtur ndryshime të rëndësishme”, thuhej në deklaratë.

Më herët, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, konfirmoi se një nëndetëse amerikane e fundosi një anije luftarake iraniane pranë brigjeve të Sri Lankës, ndërsa zyrtarë ushtarakë thanë se Irani po lëshon më pak raketa drejt objektivave në rajonin e Gjirit, për shkak të dobësimit të madh të kapaciteteve të tij për të vazhduar luftën.

Duke folur në një konferencë më 4 mars, Hegseth e quajti sulmin një “vdekje të heshtur”. Nga sulmi mbetën të vrarë të paktën 87 marinarë, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën ose rezultojnë të zhdukur. Autoritetet e Sri Lankës thanë se 32 marinarë iranianë u shpëtuan.

Hegseth tha se Shtetet e Bashkuara kanë burime të mjaftueshme për ta vazhduar fushatën, e cila nisi më 28 shkurt paralelisht me sulmet e Izraelit, për aq kohë sa të jetë e nevojshme, duke thënë se Uashingtoni do të marrë “gjithë kohën që i duhet” për të siguruar fitoren.

Related posts

Ushtria izraelite kreu 15 sulme ajrore në Libanin jugor

Muhamet Ramadani

Presidenti Abbas mbërrin në Ankara për një vizitë zyrtare dyditore

Irfan Jahiu

Trumpi jep mesazhin e tij para paraqitjes në gjykatë

Muhamet Ramadani