RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Artistët spanjollë publikojnë video në mediat sociale në reagim kundër Izraelit – VIDEO

artistet-spanjolle-publikojne-video-ne-mediat-sociale-ne-reagim-kunder-izraelit-–-video

Artistët spanjollë publikuan video në mediat sociale për të treguar reagimin e tyre kundër Izraelit i cili që nga 7 tetori vazhdon duke rritur sulmet kundër Rripit të Gazës dhe për t’i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të marrë masa kundër këtij krimi kundër njerëzimit, raporton Anadolu.

Një grup artistësh spanjollë përfshirë Alba Flores e cila ka luajtur personazhin “Nairobi” në serialin “La Casa de Papel”, aktorët Pepe Viyuela, Alberto San Juan, Juan Diego Botto, këngëtaren Amparo Sanchez, këngëtarin dhe poetin Marwam, ngritën zërin e tyre në median sociale për të mbështetur Palestinën.

Në videon e tyre artistët theksuan: “Izraeli që nga 7 tetori e deri më tani vazhdon të bombardojë pa dallime në Rripin e Gazës. Izraeli i cili bombardon në mënyrë sistematike Gazën për të shkaktuar dëmin më të madh ndaj popullit palestinez, shënjestron kryesisht shkollat, shtëpitë, spitalet, strukturat civile, xhamitë dhe ambulancat. Deri më tani ka vrarë mbi 20 mijë njerëz dhe 70 për qind e këtyre janë gra dhe fëmijë. Sipas ‘Save the Children’ në Gaza vritet një fëmijë në çdo 10 minuta”.

“Çdo qeveri ka përgjegjësi që duhet të përmbushë për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe për të siguruar paqen. Qeveritë mund dhe duhet të marrin masa ndaj krimit kundër njerëzimit të kryer nga Izraeli. Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ka ngritur hetime për krimet kundër njerëzimit dhe shumë persona i përkufizojnë si gjenocid ato që kanë ndodhur. Qeveria spanjolle ka thënë se sulmet e Izraelit ndaj Gazës janë të papranueshme. Parlamenti Evropian ka thënë ‘Mjaft tashmë’. Qeveria duhet të ndërmarrë edhe një hap. Të ndalë tregtinë e armëve me Izraelin”, thuhet ndër të tjera në video.

Artistë të shumtë në Spanjë, në mënyra të ndryshme shprehin reagimet e tyre kundër Izraelit për shkak të sulmeve të tij ndaj Gazës. Qindra artistë, intelektualë dhe gazetarë kanë nënshkruar në fushatën me nënshkrime që filloi në vend duke kërkuar “armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm” dhe në manifestin me titull “Lufta duhet të ndalet. As terrorizëm as gjenocid”.

Related posts

Kinë, 19 të vdekur në një fatkeqësi të rëndë rrugore

admin

Lufta në Ukrainë/ Paguajnë deri në 6 mijë dollarë për të ikur nga vendi, “dru” për të rinjtë ukrainas që nuk duan të rekrutohen dhe përpiqen të arratisen (VIDEO)

admin

Palestina reagon ndaj bastisjeve të forcave izraelite në Mesxhid al-Aksa

rezart morina