RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Ata që djegin Kuranin janë ‘idiotë të dobishëm’ për ata që dëshirojnë të përçajnë Suedinë”

“ata-qe-djegin-kuranin-jane-‘idiote-te-dobishem’-per-ata-qe-deshirojne-te-percajne-suedine”

Ish-kryeministrja suedeze Magdalena Andersson tha se ata që djegin Kuranin janë “idiotë të dobishëm” për ata që dëshirojnë të përçajnë Suedinë dhe të dëmtojnë lidhjet me botën islame, transmeton Anadolu.

Ish-kryeministrja Andersson dhe kryetare e socialdemokratëve që janë në opozitë, tha për mediat suedeze se inkurajimi i djegies së Kuranit është “mendim i shtrembëruar”.

“E keni gjithmonë të drejtën të shpreheni, por keni përgjegjësinë të mendoni për pasojat, se mund të jetë e dëmshme për të tjerët”, tha Andersson në përgjigje të një deklarate nga demokratët suedezë se ata “mund të djegin 100 kopje të Kuranit si pjesë e lirisë së shprehjes”.

Jimmie Akesson, kreu i krahut të ekstremit të djathtë të Demokratëve të Suedisë, tha për SVT se ai nuk mbron djegien e Kuranit, por “ai ka të drejtë të djegë Kuranin, ashtu si Biblën, si pjesë e lirisë së shprehjes”.

Javën e kaluar, ekstremisti danezo-suedez Rasmus Paludan dhe Edwin Wagensveld, një politikan holandez i ekstremit të djathtë dhe udhëheqës i grupit islamofobik Pegida, dogjën Librin e Shenjtë të Islamit në Suedi, Holandë dhe Danimarkë.

Related posts

Sulme kibernetike në drejtim të Qeverisë së Kosovës

admin

Shkencëtari rus dënohet me 14 vjet burgim, akuzohet për tradhti

admin

Familjarët e viktimave dhe veteranëve të luftës kërkojnë rritje të pensioneve

Muhamet Ramadani