RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Atentatet iraniane” ndaj Trump-it, këto fabrikime të paturpshme izraelite!

“atentatet-iraniane”-ndaj-trump-it,-keto-fabrikime-te-paturpshme-izraelite!

Inteligjenca amerikane: Nuk i konfirmojmë dot pretendimet e Tel Avivit!

Gjatë vitit të fundit, Izraeli i ka përcjellë Shtëpisë së Bardhë disa paralajmërime për komplote të supozuara iraniane kundër presidentit Donald Trump. Por asnjëri prej tyre nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur nga agjencitë amerikane të inteligjencës.

Sipas burimeve nga Reuters, paralajmërimet izraelite përfshinin skenarë të llojllojshëm: sulme me snajper në tubime publike, rekrutimin e një sulmuesi me thikë, madje edhe raketa të lëshuara nga rekatahedhëse të vogla të mbajtura mbi sup gjatë udhëtimit të Trump me Air Force One.

Këto informacione dolën në sipërfaqe pak para luftës dymujore të qershorit 2025, dhe u shtuan ndjeshëm në prag të sulmit amerikan ndaj Iranit në shkurt të këtij viti.

Rasti më i fundit ndodhi në korrik, pak para samitit të NATO-s në Ankara. Zyrtarët izraelitë njoftuan Shtëpinë e Bardhë se Irani mund të përpiqej të rrëzonte avionin presidencial me një raketë kundërajrore gjatë fluturimit për në Turqi.

Por CIA e cilësoi këtë informacion “pak të besueshëm”, ndërsa shërbimet sekrete turke deklaruan se nuk kishin asnjë provë që të mbështesnin pretendimin. Gjithsesi, Shërbimi Sekret amerikan reagoi sikur kërcënimi të ishte i vërtetë.

Trump u zhvendos nga Air Force One në një avion tjetër, në një operacion mashtrimi të rrallë. Ky episod zbulon se si inteligjenca izraelite po ndikon në vendimmarrjen e administratës Trump, pavarësisht mosmarrëveshjeve të thella midis vlerësimeve të Uashingtonit dhe atyre të Izraelit.

Një ish-zyrtar amerikan dhe një burim tjetër i afërt me këtë çështje, konfirmuan se CIA ka vlerësuar vazhdimisht si “pak të besueshëm” informacionin izraelit për kërcënimet iraniane, përfshirë edhe ato për jetën e Trump.

Burimet tregojnë se zyrtarë të lartë izraelit kanë telefonuar drejtpërdrejt Shtëpinë e Bardhë, madje edhe Dhomës së Situatave, për të njoftuar ekipin e Trump për kërcënimet.

Kjo ndodh në një periudhë kur vetë komuniteti i inteligjencës amerikane është përçarë. CIA ka pushuar së punuari për vlerësime të përbashkëta me Këshillin Kombëtar të Inteligjencës, pjesërisht për shkak të tensioneve me Zyrën e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare dhe shkurtimeve të fundit të vendeve të punës në këtë institucion.

Në fillim të këtij viti, agjencitë amerikane vlerësuan se Irani nuk po ndërtonte në mënyrë aktive një armë bërthamore, ndërsa Izraeli këmbëngulte se Teherani përbënte një rrezik të menjëhershëm.

Pavarësisht raporteve të inteligjencës amerikane, Trump vazhdoi me sulmet ndaj Iranit në shkurt. Zëdhënësi i ambasadës izraelite i ka mohuar këto akuza, duke thënë se “ata që pretendojnë se Izraeli po e përdor inteligjencën për të ndikuar në politikën e SHBA-së, do ta akuzonin po aq shpejt Izraelin për fshehje të informacionit nëse kjo do t’u shkonte për shtat”.

Ndërkohë, shërbimi sekret amerikan nuk pranoi të diskutonte detaje, por theksoi se analizon vazhdimisht çdo informacion për të garantuar sigurinë e presidentit. Pra këto pretendime të paverifikuara nga inteligjenca amerikane dhe të vlerësuara si pak të besueshme nga CIA, duket se janë pjesë e lojërave diversioniste të Izraelit.

Në rastin konkret, këto fabrikime kanë bërë viktima edhe aleatin kryesor të Izraelit – Shtetet e Bashkuara – ]dhe vetë presidentin Donald Trump, duke i ekspozuar ndaj panikut të pajustifikuar dhe duke i shtyrë drejt vendimeve strategjike të bazuara në informacion të rremë.

Veçanërisht, alarmi i rremë gjatë samitit të NATO-s në Turqi, që e detyroi Trumpin të ndërronte avionin presidencial, tregon qartë se si fabrikimet e Tel Avivit shkaktojnë pasoja reale për aleatin e tyre më të rëndësishëm, duke e nxitur atë të bëjë manovra të panevojshme dhe duke krijuar një klimë frike të pabazuar në fakte. tesheshi

Related posts

“Momenti që Britania të zgjedhë të ardhmen e saj”- Rishi Sunak konfirmon zgjedhjet e përgjithshme më 4 korrik: I kam kërkuar Mbretit shpërndarjen e parlamentit!

admin

Këshilli zgjedhor turk: Nuk ka pasur raportime negative në raundin e dytë

admin

Protesta në Kongresin amerikan kundër vizitës së Netanyahut, raportohet për disa persona të arrestuar

admin