RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Australi, punonjësi i kujdesit për fëmijë përballet me mbi 1.600 akuza për abuzim seksual

australi,-punonjesi-i-kujdesit-per-femije-perballet-me-mbi-1.600-akuza-per-abuzim-seksual

Një ish-punonjës i kujdesit për fëmijë në Australi përballet me akuza në lidhje me 1.623 vepra penale të abuzimit të fëmijëve që përfshijnë 91 fëmijë, bëri të ditur sot policia, transmeton Anadolu.

45-vjeçari nga qyteti lindor i Gold Coast u akuzua për 136 akuza për përdhunim dhe 110 akuza për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me një fëmijë nën moshën 10 vjeç, raportoi e përditshmja ABC News.

Ai po mbahet në paraburgim që nga gushti i vitit 2022 në Queensland pasi policia federale e arrestoi dhe e akuzoi atë për dy akuza për prodhimin e materialit për shfrytëzimin e fëmijëve dhe një akuzë për përdorimin e një shërbimi transporti për materiale abuzimi me fëmijët.

Ndihmës komisarja e policisë federale, Justine Gough tha se personi kishte incizuar të gjitha shkeljet e tij të supozuara duke përdorur telefonin dhe kamerat e tij.

“Ne pretendojmë se personi 45-vjeçar nga Gold Coast incizoi të gjitha ofendimet e tij të supozuara në telefonin dhe kamerat e tij. AFP (Policia Federale Australiane) ka bindje të thellë se të gjithë 87 fëmijët australianë që u incizuan në materialin e dyshuar të abuzimit të fëmijëve janë identifikuar”, tha Gough në një konferencë për media.

“Fëmijët australianë të incizuar në materialin e dyshuar të abuzimit të fëmijëve janë informuar për hetimin. Disa nga individët e identifikuar në materialin e dyshuar të abuzimit të fëmijëve tani janë të moshës 18 vjeç dhe janë informuar”, tha ajo.

Më tej ajo shtoi se më shumë se 4.000 foto dhe video që personi kishte incizuar në telefonin e tij u dërguan për shqyrtim nga policia. Ndihmësi i Komisioneri i Policisë së Uellsit të Ri Jugor, Michael Fitzgerald tha se akuzat që rëndojnë personin në fjalë mund të përfshijnë dënim të përjetshëm.

Ai dyshohet se ka kryer veprat penale në Brisbane që ndodhet në Queensland, Sydney në Uellsin e Ri Jugor dhe jashtë saj.

Pasi u përballën me akuzat e AFP-së në Queensland, autoritetet planifikojnë të kërkojnë ekstradimin e tij përsëri në Uellsin e Ri Jugor ku do të përballet me akuza.

Çështja e 45-vjeçarit është caktuar të shqyrtohet në Gjykatën Penale në Brisbane më 21 gusht.

Related posts

Erdoğan Greqisë: Mos u ngatërroni me Turqinë në Egje

admin

Këshilltarja lokale e BE-së kërkon shkarkimin e Borrellit e Lajçakut

rezart morina

Kreu i Wagnerit: Po na vijnë municionet e nevojshme

admin