RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Australia fillon pastrimin masiv të ngordhjes së peshqve – VIDEO

australia-fillon-pastrimin-masiv-te-ngordhjes-se-peshqve-–-video

Një përpjekje e madhe pastrimi është duke u zhvilluar në Australi pasi miliona peshq ngordhën në një lum në Wellsin jugperëndimor.

Peshqit do të pastrohen nga “zonat me densitet të lartë” por nuk do të jetë e mundur të hiqen të gjithë, ka thënë Policia.

Policia siguroi banorët vendas se furnizimi me ujë mbetet i “cilësisë së lartë”.

Ngordhjet mendohet se janë shkaktuar nga nivelet e larta të oksigjenit në lumë pas një vale të të nxehtit, shkruan BBC.

Një qendër emergjente është ngritur në qytetin Menindee në vend, për të koordinuar reagimin dhe monitoruar cilësinë e ujit.

Duke përshkruar operacionin si “shumë sfidues dhe domethënës”, komandanti i Policisë, Brett Greentree tha se ngjarja ishte “e paprecedentë për sa i përket miliona peshqve që kanë ngordhur”.

“Qëllimi ynë është të sigurohemi që Menindee të ketë furnizim me ujë të pastër… Jam i kënaqur që jemi në një vend të mirë për sa i përket cilësisë së ujit për momentin”, u tha ai gazetarëve.

 

 

Related posts

Kurthi i Gazës për Shqipërinë dhe Kosovën

Kushtrim Guraj

Ekstremi i djathtë kryeson në zgjedhjet në Francë, futbollisti Kylian Mbappe kundër Le Pen: Nuk mund ta lëmë vendin në duart e këtyre njerëzve

admin

KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, tregohen emrat e 120 deputetëve

admin