RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëShëndetësi

Australia kufizon shitjen e cigareve elektronike vetëm në farmaci

australia-kufizon-shitjen-e-cigareve-elektronike-vetem-ne-farmaci

Australia po përgatitet të ndalojë shitjen e cigareve elektronike jashtë farmacive që nga java e ardhshme, transmeton Anadolu.

Sipas lajmeve në ABC News, Australia do të jetë vendi i parë që do të ndalojë shitjen e cigareve elektronike jashtë farmacive. Qeveria australiane është përpjekur të zbusë ligjin e saj më gjithëpërfshirës të ndalimit të cigareve elektronike për të fituar mbështetjen e Partisë së Gjelbër në Senat. Në projektligjin e ri, i cili planifikohet të zbatohet nga java e ardhshme, shitja e cigareve elektronike do të lejohet vetëm në farmaci.

Sipas projektligjit të ri, i cili do të mbështetet nga Partia e Gjelbër, të rriturit do të mund të blejnë cigare elektronike në farmacitë ndërsa ata nën moshën 18-vjeç do të mund të blejnë cigare elektronike vetëm me recetë të mjekut.

– “Nëse nuk merren masa, do të krijohet një gjeneratë e varur nga nikotina”

Ministri australian i Shëndetësisë, Mark Butler deklaroi se qëllimi i projekt-ligjit është ta kthejë përdorimin e cigareve elektronike në “një produkt që ndihmon në lënien e zakonit të pirjes së duhanit”.

Ai tha se kufizimi duhet të ishte bërë 5 vjet më parë. “Këto ligje mbrojnë të rinjtë australianë dhe komunitetin e gjerë nga dëmet e cigareve elektronike rekreative ndërsa sigurojnë që ata që kanë vërtet nevojë për akses në një cigare elektronike për të lënë duhanin mund ta marrin në farmacitë e tyre lokale”, tha Butler.

Qeveria paralajmëron se do të vjen një brez i varur nga nikotina nëse nuk merren masa urgjente ndërsa do të sigurohen fonde shtesë për të mbështetur të rinjtë që të heqin dorë nga cigaret elektronike.

Related posts

Të paktën 15 palestinezë të vrarë në sulmet izraelite gjatë në natës në Rripin e Gazës

admin6

13 vende me letër të përbashkët paralajmëruan Izraelin kundër ofensivës së madhe në Rafah

RTI

Në su’lmet iz’raelite në Ga’za u vr’anë 885 punonjës të shëndetësisë dhe 289 punonjës të ndihmës humanitare

admin