RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Australia rrit kuotën e imigracionit të përhershëm

australia-rrit-kuoten-e-imigracionit-te-perhershem

Qeveria e Australisë njoftoi se ka rritur kuotën e emigracionit të përhershëm nga 35 mijë në 195 mijë për të mbyllur hendekun e fuqisë punëtore që është thelluar për shkak të pandemisë së COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministrja e Punëve të Brendshme të Australisë, Clare O’Neil në një deklaratë në ditën e dytë të Samitit të Punës dhe Aftësive premtoi të sillte mijëra inxhinierë dhe infermierë në vend për të plotësuar mungesën e fuqisë punëtore.

Duke theksuar se infermierët dy vitet e fundit punojnë me dy dhe tre ndërrime dhe fluturimet janë anuluar për shkak të mungesës së stafit në shërbimet tokësore, O’Neil tha se kuota e emigracionit të përhershëm është rritur nga 35 mijë në 195 mijë.

“Studentët ndërkombëtarë mund të qëndrojnë dhe të punojnë në Australi më gjatë”, tha O’Neil, duke shtuar se “mendjet më të mira dhe më të zgjuara” preferojnë më shumë Kanadanë, Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe sesa Australinë.

Duke deklaruar se programi i imigracionit i Australisë është “jashtëzakonisht kompleks” me më shumë se 70 aplikime për viza, O’Neil tha se do të merren masa edhe në lidhje me procesin e pritjes së vizave të emigrantëve.

Që nga viti 2016 më shumë se 1 milion njerëz janë shpërngulur në Australi, pavarësisht mungesës së fuqisë punëtore të nxitur nga pandemia e COVID-19. /aa

Related posts

Shefi i OKB-së: Agjencia e OKB-së për palestinezët është shtylla kurrizore e të gjithë përgjigjes humanitare në Gaza

rezart morina

Ekspertët e të drejtave të OKB-së dënojnë përdorimin e IA nga Izraeli në “Domicidin” në Gaza

RTI

Xhamia e Halid bin Velid e shkatërruar nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës

admin6