RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Një tërmet 5,4 ballë godet provincën Sanliurfa të Turqisë

nje-termet-5,4-balle-godet-provincen-sanliurfa-te-turqise

Një tërmet me magnitudë 5,4 ballë goditi rrethin Karakopru të Sanliurfës, në juglindje të Turqisë, në orën 10:40 sipas kohës lokale, transmeton Anadolu.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen e internetit të Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD), epiqendra e tërmetit ishte në Karakopru.

Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 7,39 kilometrash nën sipërfaqe. Lëkundjet u ndjenë edhe në provincat përreth.

Guvernatori i Sanliurfës, Hasan Sildak i tha Anadolu-t, se sipas vlerësimeve fillestare, nuk kishte raportime për viktima apo shembje të strukturave në qytet.

Ai tha se ekipet po vazhdojnë inspektimet në zonë.

Related posts

Raketa Karaok e Turqisë gati për lëshim: Ajo që e bën “Shigjetën e Zezë” kaq vdekjeprurëse

Muhamet Ramadani

Shifrat zyrtare: Rriten ndjeshëm krimet islamofobike të urrejtjes në Angli dhe Uells

admin

Dhjetëra të arrestuar në protestën në Londër në mbështetje të grupit “Palestine Action”

RTI