RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shefi i diplomacisë saudite viziton Sirinë për herë të parë në 12 vjet

shefi-i-diplomacise-saudite-viziton-sirine-per-here-te-pare-ne-12-vjet

Ministri i Punëve të Jashtme i Arabisë Saudite, Princi Faisal bin Farhan, ka mbërritur në Damaskë duke shënuar vizitën e parë të tillë në Siri në 12 vjet, transmeton Anadolu.

Vizita u raportua nga televizioni Al-Arabiya i financuar nga Arabia Saudite, vizitë e cila vjen disa ditë pasi ministri sirian i Punëve të Jashtme, Faisal Mekdad, vizitoi Arabinë Saudite për herë të parë në më shumë se një dekadë.

Gjatë vizitës, Riadi dhe Damasku ranë dakord të rifillojnë mes tyre shërbimet konsullore dhe fluturimet.

Riadi tërhoqi ambasadorin e tij nga Damasku në vitin 2011 dhe ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me regjimin sirian të Bashar al-Assadit, pas shtypjes së protestave pro-demokratike.

Megjithatë, në muajt e fundit regjimi sirian filloi të shkëmbejë vizita dhe kontakte zyrtare me disa vende arabe mes raporteve për një rifillim të mundshëm të anëtarësimit të Sirisë në Ligën Arabe me bazë në Kajro.

Related posts

“Presioni” për kontratat e punës, personeli i sigurisë sërish në grevë! Anulohen fluturimet në Gjermani, ja aeroportet e prekura

admin

Largimi i kryetarëve shqiptarë nga posti, KQZ-ja gati për ‘referendumin’ e nesërm, në katër komunat veriore të Kosovës

admin

Vuçiç u ankua se SHBA s’po flet për “arrestimet e serbëve” në Kosovë, kjo është përgjigjja që i dha zyrtari i lartë amerikan

admin