RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Autobusi vetaksidentohet në Gjakovë, lëndohen tre persona

autobusi-vetaksidentohet-ne-gjakove,-lendohen-tre-persona

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Gaspër Karaqi” në Gjakovë.

Policia e Kosovës për teve1.info ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur në momentin kur ngasësi i autobusit, në rrethana deri më tani ende të panjohura ka humbur kontrollin dhe ka goditur gjashtë vetura të parkuara jashtë rrugës.

Lidhur me këtë aksident, ka reaguar pronari i autosallonit, Shkelzen Bushati të cilit i janë dëmtuar veturat e parkuara.

Bushati ka bërë të ditur se aksidenti ka shkaktuar dëme në vlerë rreth 200 mijë euro.

“Si pronar i autosallonit Xeni, do iniciojmë të gjitha procedurat për kompensimin e dëmeve, ngase asnjëherë deri me tani përkundër dëmeve të shkaktuara, nuk jemi kompensuar. Në fund ju bëjmë thirrje institucioneve që të ndërmarrin masat parandaluese dhe ndëshkuese ndaj vozitësve të pa kujdesshëm, në mënyrë që të parandalojnë rrezikun për jetën e njerëzve dhe pasojat materiale që e dëmtojnë punën në biznesin tonë”, ka reaguar ai përmes një postimi në Facebook.

Ndërkaq, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, tha se Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke e hetuar rastin

Related posts

Shefi i diplomacisë letoneze: Sulmet izraelite në Gaza po shkaktojnë “katastrofë humanitare”

admin

Polonia urdhëron blerje armësh në vlerë prej 23,8 miliardë dollarësh

admin

Bullgaria e ndryshon ligjin për mbrojtje nga dhuna në familje, pas protestave masive

admin