RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Autoriteti palestinez thotë se 300 palestinezë do të lirohen në marrëveshjen për shkëmbim

autoriteti-palestinez-thote-se-300-palestineze-do-te-lirohen-ne-marreveshjen-per-shkembim

Ministri i Jashtëm i Autoritetit Palestinez (PA) ka thënë se marrëveshja mes Izraelit dhe Hamasit mund të lirojë deri 300 të burgosur palestinezë, raporton BBC.

“Ne kemi dëgjuar që 50 të paraburgosur izraelitë mund të shkëmbehen me 300 palestinezë që mbahen në burgje izraelite, të gjithë gra dhe fëmijë”, ka thënë Riyad al-Maliki.

Autoriteti Palestinez gjendet në Bregun Perëndimor dhe është totalisht i ndarë nga Hamasi – grupi që drejton Rripin e Gazës e trupat e të cilit sulmuan në Izrael më 7 tetor, duke shkaktuar mbi 1200 të vdekur e marrë pengje.

Shifra prej 300 pengjeve që ka dhënë al-Maliki është gati dyfish i asaj që kanë treguar zyrtarët amerikanë. Më herët autoritetet amerikane tha se shkëmbimi do të përfshijë lirimin e 150 palestinezëve.

Marrëveshja ende nuk është miratuar në kabinetin qeveritar të Izraelit. Kabineti është mbledhur. Nëse miratohet atëherë pengjet e para izraelite pritet të lirohen të enjten. Pritet të bëhet ky shkëmbim në pesë faza.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, në fjalimin para mbledhjes së kabinetit, ka thënë se lufta kundër Hamasit do të vazhdojë “derisa të arrihen gjitha synimet”.

Pas sulmit befasues të Hamasit në Izrael, forcat izraelite nisën ofensivën në Gaza. Deri më tash raportohet se janë vrarë mbi 14 mijë persona, përfshirë mbi 5 mijë fëmijë.

Related posts

Kryeministri polak: Nëse nuk e forcojmë sigurinë tonë mund të bëhemi viktima të Rusisë

admin

Guterres: Vrasjet e civilëve në Gaza “të pashembullt dhe të paprecedentë”

admin

Kurti kujton 85-vjetorin e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste: Lavdi heronjve që dhanë jetën për liri

admin