RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetMaqedoni

AUV: Konfirmohet rast i ri me ethet e derrit afrikan në Maqedoninë e Veriut

auv:-konfirmohet-rast-i-ri-me-ethet-e-derrit-afrikan-ne-maqedonine-e-veriut

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njoftoi se është konfirmuar lloj i ri i ethet e derrit afrikan. Sipas Institutit Veteriner pranë Fakultetit të Mjekësisë Veterinere, sëmundja është regjistruar në fshatin Moshticë, të Makedonska Kamenicës, në një fermë e cila ruan derra.

AUV për rastin e ri me ethet e derrit afrikan tashmë i ka njoftuar kultivuesit e derrave.

“Pas denoncimit për dyshimin e sëmundjes në fermë, është kryer kontroll zyrtar nga shërbimet inspektuese të AUV-së dhe pas testimit laboratorik të mostrave të marra nga dy derrat e ngordhur nga Fakulteti i Mjekësisë Veterinare, u konfirmua prania e sëmundjes. Në fermë janë zbatuar të gjitha masat e nevojshme për asgjësimin e virusit dhe po bëhet hetim epidemiologjik për përcaktimin e shkaktarit”, tha drejtori i AUV-së, Nikollçe Babovski.

AUV dha Vendim të ri me të cilin urdhëroi ndërmarrjen e masave kontrolluese dhe masave mbrojtëse për çrrënjosjen dhe kontrollin e sëmundjes në zonën me rrezik të lartë (të gjitha komunat në linjën kufitare me Republikën e Bullgarisë dhe Republikën e Serbisë), në zonën e rajonit të infektuar (i përfshin terrenet në largësi prej 20 kilometra nga vatra primare) dhe gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Për paraqitjen e vatrës së re të murtajës afrikane te derrat AUV zyrtarisht i njoftoi Organizatën Botërore të Shëndetësisë për Mbrojtje Shëndetësore të Kafshëve dhe Komisionin Evropian”, theksoi Babovski.

Related posts

Dëmtohen disa asete të KEDS-it nga zjarret e shkaktuara nga pakujdesia

admin

Zgjedhjet në Serbi: Shqiptarët garojnë të ndarë, me dy lista

admin

Ndërtesa pranë sinagogës në New York evakuohet për shkak të tunelit ilegal

admin