RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

AUV konfiskon mbi 1 mijë e 600 kilogramë mish në Ferizaj

auv-konfiskon-mbi-1-mije-e-600-kilograme-mish-ne-ferizaj

Inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës kanë realizuar kontroll në të gjitha mishtoret e Komunës së Ferizajt.

Zëdhënësi i AUV, Lamir Thaçi, ka deklaruar për lajmi.net se gjatë këtij kontrolli janë konfiskuar 1 mijë e 670 kilogramë mish.

“Kontrolli është realizuar në të gjitha mishtoret e komunës së Ferizajt. Janë konfiskuar 1 mijë e 670 kilogramë mish. Inspektorët kanë hasur duke u tregtuar mish ose nënprodukte mishi në mospajtueshmëri me kriteret ligjore për tregtim, janë ndërmarrë masat me largim të menjëhershëm nga shitja të produkteve dhe bllokim i tyre me proces deri në asgjësim. Mish i freskët, mish në faza të përpunimit, mish i bluar, suxhuk, qofte”, ka deklaruar Thaçi.

Ai ka bërë të ditur se aksioni u realizua përmes trupave inspektuese nga regjionet e tjera.

Thaçi ka thënë se arsyeja kryesore e konfiskimit të mishit ishin mungesa e dokumentacionit për origjinën e mishit dhe certifikatën e therjes.

“Problemet më të theksuara ishin mungesa e dokumentacionit për origjinën e mishit dhe certifikatën e therjes. Në mish të pa damkosur vulosur, dhe sasitë tjera të nënprodukteve të mishit të ndaluara në mishtore, kryesisht ishte për mungesë të licencës për përpunim të produkteve të cilat po ashtu i nënshtrohen procesit të trajtimit termik terjes, tharjes, tymosjes. Kushtet teknike sanitare dhe higjienike të mishtoreve në nivel të përgjithshme ishin të mira. Në disa raste janë dhënë vërejtje për përmirësim brenda afateve kohore. AUV në ditët në vazhdim do të bëj asgjësimin e gjithë sasisë së ndaluar”, ka thënë Thaçi.

Në fund, ai ka bërë të ditur se tregtimi i mishit do të jetë prioritet në kontrollet në vazhdim në gjithë Kosovën.

Related posts

Pretendohet se Macron do të shpërbëjë Parlamentin nëse nuk pranohet reforma e pensioneve

Muhamet Ramadani

Hyn në fuqi ndalimi i aborteve pas gjashtë javëve shtatzëni! Mjekët në SHBA të shqetësuar: Ligjet po shkruhen nga njerëz që nuk e kuptojnë shkencën

admin

Dhjetëra refugjatë ukrainas detyrohen të flenë në rrugët e Hungarisë, pas një ndryshimi ligjor

admin