RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

AUV ndalon importin e kafshëve të gjalla dhe produkteve të tyre nga rajoni Maramures i Rumanisë

auv-ndalon-importin-e-kafsheve-te-gjalla-dhe-produkteve-te-tyre-nga-rajoni-maramures-i-rumanise

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, bazuar në raportet zyrtare të Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (ËOAH) dhe të Komisionit Evropian, ka njoftuar se në një fermë familjare në rajonin Maramureș, në Republikën e Rumanisë, është konfirmuar prania e sëmundjes së tërbimit (rabies) te kafshët shtëpiake.

Në përputhje me Ligjin për Veterinarinë, AUV ka marrë vendim për ndalimin e importit të kafshëve të gjalla, përfshirë gjedhët, delet, dhitë dhe derrat, si dhe produkteve të tyre, me origjinë nga zona e infektuar në shtetin e Rumanisë.

Kjo masë do të hyjë në fuqi menjëherë.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë do të vazhdojë monitorimin e situatës dhe informimin e rregullt të publikut dhe operatorëve ekonomikë për çdo zhvillim të ri. AUV mbetet e përkushtuar për bashkëpunimin e ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit të përhapjes së kësaj sëmundjeje dhe mbrojtjes së shëndetit publik dhe atij veterinar”, thuhet në njoftim.

Related posts

Lista Serbe kundër regjistrimit të popullsisë në Kosovë, SHBA: Të keqardhur! Presim nga qeveria Kurti të…

admin

Blinken sot në Tiranë, pritet të ketë mesazhe për Kosovën

Muhamet Ramadani

Murati takon drejtues të FMN-së, ata i kërkojnë miratimin e marrëveshjeve në Kuvend

admin