RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu lirohen me kusht

bashkim-smakaj-dhe-fadil-fazliu-lirohen-me-kusht

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se janë liruar me kusht edhe Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu.

Sipas gjykatës, mbajtja e tyre në paraburgim më nuk ishte e arsyeshme.

“Ndër faktorë të tjerë, Gjykatësi mori parasysh se koha që z. Smakaj dhe z. Fazliu kanë kaluar deri tani në paraburgim tejkalon dënimin minimal që do të merrnin sipas ligjit në qoftë se do të shpalleshin fajtorë. Gjykatësi mori parasysh gjithashtu se faza e paraqitjes së provave në çështjen gjyqësore Prokurori iSpecializuar k. Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, dhe Jakup Krasniqit tashmë ka përfunduar dhe se nuk ka gjasa që ndonjë veprim i mundshëm pengimi i tentuar nga z. Smakaj ose z. Fazliu të mos zbulohet. Gjykatësi konstatoi gjithashtu se nuk ka rrezik që z. Fazliu dhe z. Smakaj të arratisen, sidomos duke pasur parasysh shumën e dorëzanisë financiare të ofruar prej tyre, të cilën do ta humbisnin në rast se arratisen. Z. Smakaj dhe z. Fazliu mbeten të akuzuar”, thuhet në komunikatë.

Related posts

Zgjedhjet presidenciale në RMV, sot votojnë të sëmurët dhe të burgosurit

Muhamet Ramadani

KFOR-i amerikan në terren: Kështu ndihmohet në ruajtjen e një ambienti të sigurt

Muhamet Ramadani

Nga një muaj paraburgim për të dyshuarit që dhunuan 23-vjeçaren në Pejë

admin