RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

AUV paralajmëron ndëshkime për shitjen dhe therjet ilegale të kafshëve

auv-paralajmeron-ndeshkime-per-shitjen-dhe-therjet-ilegale-te-kafsheve

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Policia e Kosovës dhe Drejtoria e Inspektoratit e Komunës së Prishtinës kanë mbajtur sot një takim të përbashkët për ndërmarrjen e veprimeve të koordinuara kundër shitjes dhe therjes ilegale të kafshëve dhe shpezëve, duke vlerësuar se kjo veprimtari paraqet rrezik serioz për shëndetin publik.

Sipas njoftimit, institucionet janë dakorduar të intensifikojnë bashkëpunimin dhe të zbatojnë masa të menjëhershme, të koordinuara dhe pa tolerancë ndaj çdo individi apo biznesi që ushtron veprimtari të paligjshme në këtë fushë.

Po ashtu, u është bërë thirrje publike të gjithë individëve dhe subjekteve ekonomike që merren me shitjen dhe therjen ilegale të kafshëve dhe shpezëve që t’i ndërpresin menjëherë këto veprimtari.

“Çdo shkelje do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe ndaj shkelësve do të merren masa të rrepta ligjore. Gjithashtu, ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë dhe të raportojnë çdo rast të dyshuar të kësaj veprimtarie ilegale”, thuhet në njoftim.

Related posts

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, sot skadon afati për formimin e koalicioneve

admin

Shoqëria civile letër partive politike për çështjen e presidentit, kërkon shmangien e zgjedhjeve

Kushtrim Guraj

Takimi Vuçiq-Al Saud: Serbia është e interesuar për thellimin e bashkëpunimit me Arabinë Saudite

admin